Basha: Rama futi në dorë industrinë e bixhozit, interesa klienteliste

0
612
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se nxori një ligj për nxjerrjen e lojërave të fatit jashtë zonave të banuara, por se ai u shty edhe për tre vjet të tjera për interesa klienteliste.

Në një dalje për mediat ditën e sotme ai deklaroi se, “Operacioni pati një qëllim: futjen në dorë të industrisë së bixhozit nga klientët e Edi Ramës dhe tani që i futi në dorë, nuk ka më interes t’i largojë. Bixhozi xhiron 600 milionë dollarë në vit. Nga këto, vetëm 150 milionë dollarë deklarohen, të tjerat shkojnë në xhepat e tij dhe është një skemë e pastër për përfitime personale”.

Ai tha se u merren para një grupi njerëzve dhe u jepen klientëve. Sipas tij, plaçkitja nuk ka për të ndalur derisa të largohet nga pushteti Edi Rama.

“Edhe për koncensionin e “check up”-it ka para, sepse si e pranon vetë, i ka dhënë Vilma Nushit miliona më shumë se analizat e planifikuara; ka para dhe për Ministrinë e Brendshme dhe bunkerin, 3 milionë dollarë, ndërsa për shkollimin e fëmijëve nuk ka para. Kjo është skema e qeverisjes së Edi Ramës: Merrja njerëzve të varfër dhe jepua një grushti klientësh të pasur,” përfundoi Basha.

Zjarr Tv Ad