“Ka depozituar miliarda dollarë në banka ndërkombëtare”/ Ngjela për Ramën: Injorant dhe pa vizion!

0
4994
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrë nga faqja zyrtare e av.Spartak Ngjela

Çfarë po tregon e tashmja për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

A  mund të bëjmë një analizë për këtë çështje?

Po.

Por na duhet që analizën ta sjellim në pah sipas pikave të më poshtme; të cilat janë gjykime të veçanta:

Në Tiranë sot drejton një kryeministër që nuk ka vizion për të ardhmen;

Kryeministri që nuk kupton dot të ardhmen nuk ka lidhje me zhvillimin kombëtar;

E ardhmja e Shqipërisë duhet të ketë lidhje me imediaten; dhe e tashmja e saj është  domosdoshmëria e rritjes së rrogave shtetërore, dhe rritja e menjëhershme e prodhimit nëpërmjet prodhimit industrial.

Sepse…

I.

Një gjendje ekonomike vetëm me prodhim bujqësor, dhe me pak turizëm, ka krijuar varfërinë ekstreme në Shqipëri.

Prandaj Shqipëria është:

Një shtet me rrogat më të ulta në Evropë;

Një shtet pa strukturë të mirëfilltë juridike;

Një shtet me liderë të shitur në Moske dhe Beograd.

Një shtet pa drejtësi të ngritur mbi doktrinën e forcës së ligjit.

Dhe..

Kjo është arsyeja që sot në Shqipëri sundojnë:

Dy liderë të partive të mëdha, Rama dhe Berisha, që adhurojnë dhe imitojnë Enver Hoxhën. E kanë si simbol të pushtetit personal dhe forcës shtetërore; por nuk e bëjnë dot se nuk e kuptojnë që forca e Enver Hoxhës vinte nga krimi permanent shtetëror që kryhej për të ngritur figurën e vet Enver Hoxhës. Po këta? Nuk i ka frikë njeri në Shqipëri, po nuk e kuptojnë dot dhe mendojnë se shkëputja nga Perëndimi do t’u japë forcë. Po, a shkëputen dot nga Perëndimi?!!

Dhe duhet të kujtohemi se:

Një kryeministër që nuk i ngre rrogat e shtetit, kuptohet që ka si qëllim shpopullimin e Shqipërisë.

Por, bashkë me të sot shohim:

Liderë të caktuar politikë, të korruptuar, që presin t’u vijë Moska dhe të shpëtojnë paranë e vjedhur;

Liderë politik që urrejnë dhe përbuzin shqiptarët, pasi i kanë vjedhur ata;

Liderë politik të mbërthyer në injorancën e tyre që nuk dinë asgjë për tendendencat e zhvillimit botëror;

Liderë politik që me korrupsion kanë

depozituar nëpër banka ndërkombëtare miliarda dollarë.

ll.

Por, na duhet të theksojmë se sot po konstatohet një investigim i nivelit të lartë për qeverisjen e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, dhe po hetohen financimet e korrupsionit të lartë shtetëror që vijnë nga Moska e Beogradi, për të bllokuar aleancën e lartë politike Shqipëri – SHBA. Por, për të bllokuar edhe marrëveshjet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Prandaj…

Sot, në lidhje me Kosovën, nga Tirana nuk ka asnjë hap cilësor drejt saj:

Kryeministri aktual i Shqipërisë  ka sabotuar marrëdhënien e karakterit juridik, si marrëveshje e nivelit të lartë Shqipëri – Kosovë.

Sepse po konstatohet:

Një frikë e madhe e Moskës dhe Beogradit për mundësinë e një marrëveshjeje të nivelit të lartë Shqipëri – Kosovë – SHBA. Dhe, kjo frikë i ka hedhur në sulm te gjithë përkrahësit historik të Moskës dhe Beogradit në Tiranë, për ndalimin e kësaj marrëveshjeje, e cila deri tani është bllokuar nga liderët e korruptuar të Shqipërisë. Por kjo marrëveshje mban në qendër të vet bashkimin kombëtar.

Por; a mund ta ndalojë dot Rama këtë marrëveshje? Pamundësi absolute; sepse ajo, plus që është interes i lartë kombëtar shqiptar, është gjithashtu edhe interes amerikan. Dhe, pikërisht kjo ka trembur edhe Beogradin, edhe Moskën.

Por; ndërkohë pritet forca e politikës amerikane që të ushtrojë presion në arritjen e kësaj marrëveshjeje historike, e cila, duke qenë një marrëveshje me spektër të gjerë: në treg, në transport, në bujqësi, në prodhimin i dustrial, në art, në letërsi, në shkencë – në të dy shtetet shqiptare, do të sjellë menjëherë: rritjen e prodhimit; do të sjellë lartësimin e arsimit universitar në bashkëpunim dyshtetëror; do të sjellë bashkimin e ndërveprimit dyshtetëror në krijimin e hekurudhave dhe autostradave të reja; dhe, si rrjedhim, do të krijojë realisht botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor me të dy Qendrat e saj: Tirana dhe Prishtina.

https://www.facebook.com/spartak.ngjela

Zjarr Tv Ad