Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe faktin që kryeministri Rama, po e trajton si një telenovelë.
“Vera kaloi duke demonstruar forcën bandat rivale me Martinajn. Ky spektakël kriminal arriti që të kishte një të shumëkërkuar si Martinaj, një polic që i bëntë xhiro dhe kjo nuk e shqetëson kryeministrin. Pastaj, grupet kriminale që pasi bënin atentat, kur policia hetonte këtë atentat, ata bënë të dytin.
Pra, grupe kriminale që nuk pyesin fare për shtetin. Kryeministri nuk u shqetësua për këtë.
Për cfaë shqetësohet kryeministri? Për të marrë vesh se si ka përfunduar telenovela. Të mos shqetësohesh nga një demonstrim force të kriminelëve, por të përdorë Martinajn si autor telenovele, tregon se kemi kryeministër që tregon se krimin e ka partner”, deklaroi Abilekaj./tpz.al