Balluku në samitin rajonal: Sulmet ndaj një vendi, cenojnë edhe të tjerat

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor në Prishtinë.

Balluku tha se transformimi digjital për qeveritë e rajonit dhe përtej rajonit nuk është një zgjedhje, por është i pashmangshëm.

Zv.kryeministrja shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen që i ofron rajonit në këtë sektor, ndërsa kërkoi edhe ulje të tarifave roaming.

Duke iu referuar sulmeve të fundit kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare, Balluku theksoi sfidat me të cilat përballet rajoni.

“Përgjigja jonë me mbështetjen e partnerëve tanë ka qenë e madhe dhe e plotë. Duhet të shërbejë si reflektim për të garantuar infrastrukturën kritike dhe ndalojmë sulme të tilla në të ardhmen. ne jemi shtete të vogla, por dëmi që ne mund të pësojmë mund të kenë pasoja të mëdha që tejkalojnë kufijtë”- tha Balluku.

Zjarr Tv Ad