Prej disa ditësh po vijon mbledhja e votave në Ukrainë për të realizuar referendumin për bashkimin e 4 rajoneve me Rusinë.
Sipas mediave ndërkombëtare, rusët kanë shkuar shtëpi më shtëpi ku i kërkojnë qytetarëve ukrainas të këtyre rajoneve të votojnë pro bashkimit.
Daily Mail ka publikuar një video ku shihen disa qytetarë rusë, të cilët shkojnë në shtëpitë e ukrainasve. Por rusët janë të shoqëruar nga ushtarë të armatosur.
“Familja ime është detyruar me forcë dhe nën kërcënimin e armës që të votojë pro referendumit”, është shprehur gazetari ukrainas Maxim Eristavi.
Eristavi shtoi se anëtarët e familjes së tij u detyruan gjithashtu të merrnin pjesë në të njëjtat votime në Krime, rajon të cilin Rusia e aneksoi në 2014 në një përpjekje për të mashtruar audiencën e huaj duke menduar se votimi ishte i lirë dhe i drejtë.
Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea janë të gjitha rajone ukrainase të paktën pjesërisht nën pushtimin rus ku po zhvillohen referendumet, me rezultatet e fiksuara nga Moska.