Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri në detyrë, Mario Draghi ka votuar sot në zgjedhjet e përgjithshme në Itali.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Serenella në qendrën e votimit në Romë.
Qeveria e Mario Draghi-t u rrëzua me një votë mosbesimi në muajin korrik, duke sjellë kështu nevojën për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas sondazheve të zhvilluara në shtetin fqinj, favorite për të fituar zgjedhjet është koalicioni i së djathtës ekstreme, e kryesuar nga Giorgia Meloni me partinë “Vëllezërit e Italisë”.