Tetë shkolla më pak në Kamëz/ Hajdarmataj: Babëzi për të përfituar nga fondet publike

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar shembjen e shkollave në Kamëz, që detyron mijëra nxënës të transferohen në godina të tjera 5 km larg vendbanimeve.

Anëtarja e kryesisë, Mimoza Hajdermataj, së bashku me disa prej nxënësve të Kamzës deklaroi se babëzia e kryebashkiakut Suli po cënon cilësinë e arsimit. Sipas Hajdermatajt, prindërit do të rëndohen çdo muaj financiarish sa shuma e ndihmës ekonomike.

E ftuar në Syri Tv, Hajdarmataj tha se përgjigjja e vetme pse po ndodh kjo, është babëzia për të përfituar nga fondet publike.

“Përveç korrupsionit dhe babëzizë për të përfituar nga fondet publike nuk di arsye tjetër pse po ndodh kjo. Sepse tërmeti ka dy vite që ka kaluar, janë bërë vlerësimet, rivlerësimet, dhe në dijeninë tonë nga ekspertët që janë në terren një pjesë prej shkollave vjet kanë bërë mësim. Megjithatë, pashë që dje kishte reaguar edhe ‘Drejtoria Arsimore e Kamzës’, duke servirur për mediat disa shkolla të rikonstruktuara, është pikërisht ajo fasada që Rilindja në gjithë këto vite është munduar ta shesë si sukses duke thënë.

Imagjinoni në një bashki si Kamza të fillojë vitin shkollor me 8 shkolla mangut. Të mendosh shtrirjen e territoriale që kjo bashki ka.

Ky fenomen nuk po ndodh vetëm në Kamëz, por edhe në Tiranë, kemi shkolla qe mbyllen dhe ju vihet tabela e rikonstruksionit.

Të paktën atë që, ne grupi i punës i ngarkuar për Kamzën, kemi ndjekur dhe kemi vënë re është edhe vlera shumë e lartë e rikonstruksionit. Ky rikonstruksion kap vlerën 200 përqind të shumës fillestare që është përdorur për ndërtim”, u shpreh Hajdarmataj.

Zjarr Tv Ad