Shqiptari i kapur në Kolumbi dyshohet se zhduku këngëtarin e Elbasanit

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar prej disa vitesh. Ai është Deniz Xhija, i cili njihet edhe me identitetet e tjerë Deniz Klironomi dhe Deniz Floroiu.

45-vjeçari u kap nga forcat e Drejtorisë së Interpolit në Kolumbi. Në Shqipëria ai kërkohet dhe akuzohet për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, vepër penale për të cilën është dënuar me 6.6 vite burgim.

Deniz Xhija sipas mediave kolumbiane konsiderohet një nga tregtarët më famëkeq të drogës dhe nga më të kërkuarit në Europë. Autoritetet kolumbiane e kërkonin prej 2 vitesh, por nuk kanë mundur ta kapnin pasi 45-vjeçari nga Shijaku ndërronte vazhdimisht banesën.

Por gjatë ditëve të fundit ai ishte lokalizuar në një apartament në Barranquilla. Në këtë qytet qëndronte prej 7 muajsh. Deniz Xhija nuk dilte nga banesa, madje as në dritare gjatë javës së fundit. Policia kolumbiane e mbante nën vëzhgim, deri në momentin që arritën të shikonin një tatuazh në krahun e majtë duke u siguruar se ishte personi që ata po kërkonin.

Në këtë moment ndërhynë duke e arrestuar. 45-vjeçari është dërguar në një burg të sigurisë së lartë në Bogota. Sipas mediave vendase, Deniz Xhija ka guxuar që të kërcënojë edhe policët të cilët e arrestuan, duke u thënë se mund t’u ndodhë diçka personave që do ta ekstradojnë.

Shtypi kolumbian raporton gjithashtu se pas arrestimit, 45-vjeçari Xhija ka biseduar në telefon me disa persona në Shqipëri dhe në Rumani, të cilëve u ka kërkuar që të paguajnë çfarëdo shume parash me qëllim që të mos ekstradohet nga Kolumbia.

Zjarr Tv Ad