Rama mbledh Kryesinë e PS-së/ Nga organizimi për zgjedhjet lokale tek nisma për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, çfarë pritet të diskutohet

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot mbledhje të Kryesisë së Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 18:00 në selinë rozë.

Panorama.al mëson se pjesë e diskutimeve do të jetë organizimi për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Fillimisht do të diskutohet procesi i zgjedhjes së kandidatëve për bashkitë e vendit. Kujtojmë se kryeministri Rama ka deklaruar se vetëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka të drejtë për rikandidim.

Një pikë tjetër e rëndësishme është caktimi i datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, si dhe ndryshimet për drejtuesit e qarqeve.

Së fundmi, pjesë e mbledhjes do të jetë edhe nisma për dekomunistizimin.

Zjarr Tv Ad