“Kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me qytetarët”/ Berisha gjatë takimit në Gramsh: Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ia mbathi

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Gramshit ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë për qytetarët e këtij rrethi.

Berisha ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin se ai shkoi në Gramsh vetëm për të vjedhur votat e më pas ia mbathi.

Berisha: Gramshi ka shumë pasuri natyrore. Një kilometër rrugë në drejtim të saj nuk është ndërtuar nga Edi Rama. Gramshi është një rreth i harruar totalisht nga kjo qeveri e cila mban ndaj qytetarëve shqiptarë një qëndrim shpërfillës, një qëndrim çnjerëzor, fermerëve shqiptarë një qëndrim armiqësor. Faktikisht, të themi të vërtetën, zhvillimet në fushën e bujqësisë këto vite janë dramatike.

Ka një pakësim nga viti 2018 deri më sot të krerëve, gjedhëve dhe blegtorisë të jashtëzakonshëm. Sot, vërshojnë mbi tregun tonë, prodhimet serbe, qumështi pluhur nga Sertbia. Ndërkohë të gjitha ato prodhoheshin në vend. Në 2012-2013 në u bëmë për herë të parë eksportues qumështi. Qeveria nuk ka lidhje me qytetarët.

Një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë dhe ua thashë në platform, u ula për t’u thënë socialistëve se zërin e vërtetë tuaj e përfaqësojmë ne që trajtojmë nevojat e qytetarëve shqiptarë. Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth, vodhi votat dhe ia mbathi.

Kjo është e vërteta. Kjo nuk është vetëm në Gramsh, po të dëgjoni Edi Ramën, përveç vrrerit që nxjerr ndaj opozitës, avokatisë që i bën Vuçiçit, ju nuk e dëgjoni asnjëherë të flasë për një rreth, për qytetarët apo për problematikat e tyre. Edhe në Parlament aty ku janë. T’i dëgjosh ata, duket sikur qytetarët janë njerëzit e lumtur. Sipas tyre, edyhe qumësht dallëndyshe kanë. E masin me veten e vetë. Çdo vendim e marrin për interesat e tyre në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sot deklaronte që arka është mirë.

Zjarr Tv Ad