Zgjedhjet lokale, Baçi: Do e mundim PS-në edhe aty ku nuk e pret! Shqiptarët i bashkon protesta kundër Ramës

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, komentoi në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv situatën politike në vend dhe aksionin e opozitës kundër regjimit të Ramës. Luan Baçi deklaroi se primaret janë një mrekulli që duhet t’ua ofrojnë demokratëve dhe shqiptarëve.

“Vazhdoj të ngul këmbë për primaret. Disa e interpretojnë si votim një anëtarë, një votë. Primaret s’janë këto. Primaret për të përzgjedhur kandidatët tanë, përfaqësuesit tanë përballë mazhorancës për pushtetin lokal apo qëndror, unë e kam shprehur dhe në Kryesi, në primare duhet të ftohen dhe të votojnë edhe simpatizantët e PD-së, edhe ata që s’kanë një kartë anëtarësie për të përzgjedhur kandidaturat për përballjet në zgjedhje.”-tha Baçi.

Deputeti demokrat tha se simpatizantët s’duhen ndaluar pavarësisht qëndrimit që kanë mbajtur gjatë kohës së votimeve të ndryshme.

“Skam frikë që mund të ketë në këtë pjesëmarrje masive votimesh për përzgjedhjen e kandidatëve që mund të ketë nga ata që janë të paguar për të ndryshuar rezultatin e mundshëm. Nëse PD-ja ka arritur deri në atë pikë sa mund ta mundin në numër në primare disa individë që do fusin njerëz për të votuar aty, atëherë do të thotë se s’jemi të gatshëm për tu përballur me mazhorancën.”-deklaroi Baçi.

Më tej Baçi u shpreh se PD ka hapur dyert dhe alternativa e saj është e besueshme ndërsa shtoi se do ta mundin mazhorancën edhe aty ata nuk e presin. Më tej Baçi deklaroi se tashmë shqiptarët do të ngrihen në protesta kundër qeverisë së Ramës.

“Shqiptarët do të donin të ishin pjesë e protestave masive kundër qeverisë, PD-ja do duhet ti ketë të gjithë të përfshirë në këtë veprimtari. Edhe në primare, në përzgjedhjen e kandidatëve, qytetarët duhet të jenë pjesë në përzgjedhje.”-tha Baçi.

Zjarr Tv Ad