FOTOLAJM/ U shkarkua nga vettingu, ja si reagoi gjyqtarja në momentin e vendimit! Djali i saj afrohet për ta ngushëlluar

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është momenti kur gjyqtarja Shefkie Mataj shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nga fotot e shkrepura nga LSA, duket Mataj e cila shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon për shkarkimin nga detyra.

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Gjatë seancës dëgjimore Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën subjekti ka deklaruar se e zotëron së bashku me familjen e vëllait të ndjerë të bashkëshortit; për një truall për të cilin ka përfituar kompesim nëpërmjet shpronësimit; si dhe për donacionet dhe dhurimet e kryera në funksion të kurimit të njërit prej djemve të saj, i lënduar rëndë në një aksident automobiblistik në vitin 2012.

Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje për dy denoncime nga publiku, ku në njërën ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe arsyetimin e vendimit jashtë afateve, ndërsa në çështjen tjetër që kishte të bënte me caktimin e një mase sigurie, subjekti kishte shënuar se i proceduari ishte i padënuar, ndërkohë që rezultonte të kishte qenë më parë i dënuar.

Zjarr Tv Ad