Partia Demokratike ka mbajtur dy ditë më parë mbledhjen e Kryesisë, një mbledhje që mesa duket nuk ka kaluar pa debate. Aktivistja Evi Kokalari tregon se ka pasur disa deputetë dhe anëtarë të Kryesisë të cilët kanë qenë kundra një PD-je konservatore.
“Nga nje ane ka qene Edith Harxhi qe vazhdon e vetme në kryesi te luftoj per konservatorizem, nga ana tjeter Enno Bozdo (kam shume rezerva per kete individ), Albana Vokshi, Belind Kellicin dhe Josefina Topallin qe thonin qe PD eshte pjese e EPP”, shkruan Kokalari.
Ajo thotë se pas debatit mes anëtarëve të Kryesisë, kryetari Sali Berisha ka insistuar që partia të jetë “konservatore e qendrës”, por që sipas Evi Kokalarit kjo nuk ka asnjë kuptim. Në një shkrim publik në rrjetet sociale, ajo i drejtohet dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit.
“Dy fjale per Jozefinen: Nese ke vendosur te behesh pengese per nje PD konservatore, dua te te kujtoj se vjet, kur braktise PDne, dhe hape me vrull dhe besim te madh partine tende, pame qarte sa te vlen lekura (politikisht them). Dhe ne Shkodren legjendare qe duhet ta kishe tenden, morre vetem 900 vota.
Dmth, Shkodra qe mbahet nga qytetet me konservatore ne Shqiperi, s’ka pike besimi tek ty. Me qe je eksperte e braktisjes se partive, (1- braktise PDne per partine tende, 2- braktise partine tende per PDne), konsidero nje braktisje te fundit sepse lufta jote kundrejt nje PD konservatore do te deshtoj.
Lufta brenda PDse, te atyre qe duan vertet ndryshime dhe mbetjeve te regjimit te Lulit, tashme duket qarte. Gjithashtu duket qarte qe konservatoret duan primaret dhe meritokracine, ndërkohë këta të qëndrës dhe primaret duan ti anashkalojne dhe duan te ngelen te qendres. Ky paska qene debati tjeter dje”, thotë Evi Kokalari.