‘Theu’ rregullin e dasmës duke u veshur me të bardha/ Armina Mevlani tregon se çfarë mendon për Eranda Libohovën

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dasma e Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën ishte padyshim kryefjala e javës që lamë pas dhe në vazhdim.

Përveç detajeve të dasmës, u komentua goxha edhe veshja e këngëtares Eranda Libohova, ngjyra e së cilës ishte e bardhë.

Këngëtarja u “kryqëzua” nga ndjekësit në rrjet, pasi rregulli i dasmave është që askush të mos vishet me të bardha përveç nuses.

Dje në “Goca dhe Gra”, Armina ka treguar si e priti ardhjen e Erandës e veshur me të bardha në dasmën e saj.

Pjesë nga biseda:

Fatma: U mendua që kodi i veshjes ishte fustani i zi se shumica e të ftuarave ishin me fustan të zi.

Armina: Është kokteil-dinner dhe qëlloi që shumica kishin zgjedhur të zezën duke menduar se ka bërë ftohtë dhe është më e thjeshta për t’u veshur.

Fatma: Por mes të zezave ishte edhe një e bardhë që bëri namin në rrjet filloi të flitej, se askush nuk duhet të ishte me të bardha.

Armina: Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha vishuni, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur.

Fatma: Unë mendoj që kur një vajzë ka ditën siç është dasma që ky është momenti që dreqi e mori të tjerët ta lënë atë të shklqejë dhe të jetë ajo qëndra e vëmendjes. Nuk është rasti i Eranda Libohovës, por do të thoja që ka një lloj tendence në dasma që janë disa që kërkojnë vëmendje me një fustan të ekzagjeruar, fustan të bardhë, që më duket absurd.

Zjarr Tv Ad