Debati për kullat pa leje dhe abuzimet me lejet e ndërtimit në vend vijon të përplasë qeverinë dhe mazhorancën.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklararave të kryeministrit Rama sot, kur ua hodhi fajin përçev drejtësisë edhe punonjësve të institucioneve që kanë marrë rryshfet dhe kanë mbyllur sytë përballë kateve shtesë mbi lejet.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Rama eshte ai dhe vetem ai Pengmarresi, Kryepergjegjesi dhe kryeperfituesi nga ndertimet pa leje!
Ky mashtrues pengmarres ne vitin 2013 genjente ne menyre te pacipe dhe thoshte qe ” shtepite nuk prishet edhe sikur te ngjallet Enver Hoxha”!
Ky genjen sa here ka fushate per te mbajtur njerezit peng dhe per tu grabitur votat dhe per ta perseritur me vite me radhe kete pengmarrje
Sot per ndertimet pa leje na thote, qe per ndertimet pa leje e ka fajin inspektoriati ndertimit qe ka marre para’ e te tjera pallavra.
Inspektoriati i ndertimit, ministria e brendeshme, policia te gjitha i qeveris ky dhe vetem ky.
Me qe ky mashtruesi i dika kush ka marre leket dhe ka lejuar ndertimet pa leje te na tregoje kush jane keta dhe pse nuk i ka cuar para drejtesise.
Po ky nuk i thote dot sepse ky vete eshte perfituesi i vetem dhe te gjithe funksionojne vetem me urdherin e tij personal dhe te pengmarrjes se tij.
Ndaj nuk guxon te ktheje pergjigje Shkreses Zyrtare, qe i kam nisur atij personalisht si Kryetar i KRTSH.
Ky qe ben sikur i kercenon me prishje te disa kateve dhe pastaj ju jep tendera me miliona euro per rruge, per mirmbajtje edhe deri per Kalane e Ali Pashes, qe nuk e kishte ndetuar kaq mire 200 vjet me pare.
Kryebanditi qe lejon ndertimet pa leje dhe zhvat prej tyre eshte vetem Kryeministri dhe askush tjeter dhe e gjithe pergjegjesia bie vetem mbi te.