A ka gisht Rusia në rrjedhjet e gazit në “Nord Stream?” Biden refuzon të përgjigjet

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pyetur drejtpërdrejt të enjten mbrëma nëse fajëson Rusinë për rrjedhjet e gazit të kësaj jave në gazsjellësin “Nord Stream”, presidenti i SHBA Joe Biden nuk pranoi të komentojë. Biden u pyet ndërsa fliste në selinë e FEMA-s në Uashington për mënyrën sesi qeveria iu përgjigj stuhisë tropikale Ian.

“Le të qëndrojmë me këtë, në rregull?” Tha Biden kur u pyet nga një gazetar nëse ai e konsideronte Rusinë përgjegjëse për dëmin.

Ndërsa gazetarët këmbëngulnin më tej, presidenti amerikan shtoi: “Ka shumë çështje të rëndësishme ndërkombëtare, por ne jemi këtu për të folur për Amerikën. Faleminderit.”

Kujtojmë se rrjedhjet janë ende duke u hetuar. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë ende një shpjegim të plotë për atë që ndodhi. Disa ditë pasi shpërthimet u duk se u shkaktuan tre rrjedhje të ndara dhe të njëkohshme në të dy tubacionet.

Rrjedhjet janë përshkruar nga shefi i NATO-s dhe disa liderë evropianë si “akte sabotimi”. /abcnews.al/

Zjarr Tv Ad