Diplomati Agim Nesho, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se pjesëmarrja e fundit e djalit të George Soros në skenarët si të ndarjes së kufijve dhe Ballkanit të Hapur, është një shkelje skandaloze kundër interesave të kombit shqiptar.
“E shikojmë me dyshim veprimtarinë e tij. Sorosin e kam njohur vetë kur kam shërbyer në Nju Jork. George Soros si personalitet, është personalitet i madh, dhe s’do ishte i tillë nëse ka dhe kundërshtarët kaq të mëdhenj, si Meloni, Berisha, kryeministri i Hungarisë. Filozof i të majtës ekstreme.
Po e shikojmë sot që e majta po merret me mbrojtje të të drejtave të minoritetit deri sa ka shpërfytyruar të drejtat bazike që prekin pjesë tjetër të shoqërisë, familja, çështje e fesë.
E papranueshme që për fëmijët sot të quhen Prindi 1 dhe Prindi 2. Kjo vjen nga veprimtaria ekstreme e së majtës.”-tha Nesho.
Diplomati Agim Nesho tha se ideja e fondacioneve ka prodhuar disa individë, figura që kanë përfunduar në burg. Nesho tha se Soros në Shqipëri ka kërkuar kompromis që të bëhej drejtësia, për të përfituar vetëm Edi Rama.
“Ose janë aventurierë politikë, ose njerëz të disekuilibruar. Por a i pëlqen Soros këta? Mendoj se jo. kapacitetet intelektuale të Soros janë shumë më të larta se aventurierët politikë. George Soros ka ardhur në Shqipëri dhe ka kërkuar kompromis që të bëhej drejtësia, jo për drejtësinë shqiptare, por për t’i shërbyer oligarkut Edi Rama që e ka kapur. Të njëjtën gjë ka bërë në Gjeorgji, Finlandë.”-deklaroi Nesho.