Deputeti socialist Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i vendit ishte sot në Hagë bashkë me ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, ish-krerët e lartë të shtetit shqiptar zhvilluan një takim me ish-krerët e UÇK që po gjykohen nga gjykata speciale prej afro 2 vjetësh.
Përmes një postimi në Twitter, Majko ka treguar përjetimet nga takimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi në Hagë.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, shkruan Majko.