Putin nënshkroi dokumentin për 4 rajonet ukrainase, udhëheqësit e BE-së në një zë: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Evropian ka deklaruar nuk do njohin dhe dënojnë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Këshilli Evropian tha se Moska kishte shkelur “në mënyrë të hapur” “të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.

“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm”, tha Këshillimi Evropian, duke shtuar se “qëndron me vendosmëri” me Ukrainën dhe do të “forcojë masat e saj kufizuese” ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se masa nuk do të ndryshonte asgjë dhe të gjitha territoret “të pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase”.

Putin organizoi një ceremoni nënshkrimi dhe mbajti një fjalim duke festuar pushtimin e katër rajoneve në Ukrainë, përfshirë Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Pasi mbajti fjalimin Putin dhe liderët e ëmruar nga ai në territoret e pushtuara, nënshktuajtën dokumentet formale.

Pas mbarimit të ceremonisë, publiku në sallën madhështore brohoriti: “Rusi! Rusi! Rusi!”.

Skena i ngjan ngjarjeve të tetë viteve më parë, kur Putini po qëndronte me liderët e Krimesë të pushtuar nga Moska.

Zjarr Tv Ad