Ndërtimet pa leje/ Nis hetimi disiplinor ndaj shefit të komisariatit të Farkës dhe tre vartësve të tij!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i komisariatit të Farkës dhe tre vartëstë tij janë pezulluar nga detyra pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në territorin që kanë në juridiksion.

Ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë pasi akuzohen se mbyllën sytë ndaj ndërtimeve pa leje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor për kryekomisarin B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë; nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë; nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1); dhe inspektorin N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezulimi i tyre erdhi pas hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Njoftimi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Zjarr Tv Ad