Mbahen nesër zgjedhjet për kreun e FRPD, 6 kandidatë në garë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Sali Berisha njofton se nesër mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe se votimi nis nga ora 08:00 deri në 18:00.

Kandidatët për FRPD janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi.

“Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme” shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad