Protestë në Laprakë kundër shembjes së banesave: Nuk na lë Veliaj dhe Balluku të jetojmë në Shqipëri!

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorë të Laprakës, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë të shemben, kanë dalë sot në protestë. Bledi Marku, gazetar, shtëpia e të cilëve pret të rrafshohet si 700 të tjera, ngriti zërin në emër të qindra familjeve dhe bizneseve që po humbasin pronat sepse në Shqipëri nuk funksionon ligji dhe se madje poi kin nga Shqipëria.

Ai solli rastin e xhaxhait të tij, furra e të cilit që funksionote prej 22 vjetësh, tashmë po pret shembjen dhe xhaxhai i tij me fëmijët janë detyruar të largohen në Itali. “Ka ikur dhe nuk kthehet, se nuk e lë Erion Veliaj, nuk e lë Belinda Balluku, nuk e lë Edi Rama të jetojë në Shqipëri”.

“Deri tani kanë prishur shtëpinë e Loretës, të Gjinit, të Edit, të të gjithëve që të ndërtojë një biznesmen aty dhe të bëhet akoma më i pasur. Në Paskuqan është e njëjta gjë. Ka devijuar rruga. Ka qenë buzë lumit dhe e kanë çuar sipër, afër disa pallateve që të marrin vlerë pallatet dhe të shiten më shtrenjtë nesër. Nëse e kanë 500 euro/m sot, me rrugën nesër u shkon 800 -100 euro/m. Është thjesht kriminale. Nëse do të kishte SPAK, do të kishte drejtësi në këtë vend; këta persona që kanë bërë devijimin e rrugës, të ARRSH-së, këta që kanë firmosur për të dhënë tenderin dhe për skualifikimin, sot do të ishin në burg. Nuk do të ishte në burg ai mjeku atje që mori 200 mijë lekë a sa mori dhe kaloi në ishemi celebrale, por do të ishte në burg ai që vjedh 430 milionë euro!

Atje është një furrë buke, e xhaxhait tim. Ka që në vitin 2000 që ishte hapur, paguante taksa. Gjovalin Marku e ka emrin dhe të futet kushdo të kontrollojë në QKB a ka debi ndaj shtetit. Që nga viti 2000 e deri para një muaji, asnjë debi nuk e ka, ka qenë taksapaguesi më i rregullt në Shqipëri, edhe më i rregullt se Salillari, se Salilari nuk i paguan taksat.

Xhaxhai e ka mbyllur furrën dhe ka marrë dy fëmijët e ka ikur në Itali. Po kërkon të bëjë një jetë tjetër atje, se këtu nuk e la shteti të gëzojë as pronën, as banesën dhe as fëmijët. Do të shkojë atje të punojë me “gjashtë turne” në ditë dhe do t’i shohë fëmijët një herë në javë.

Edhe ai lokali më sipër është mbyllur, ka ikur ai zotëria se do t’i shembet. Këta duan shpopullim. Nëse në Ukrainë po ikin prej luftës, lufta e vërtetë shqiptare është kjo: ai personi ka ikur, ka ikur nuk kthehet, se nuk e lë Erion Veliaj, nuk e lë Belinda Balluku, nuk e lë Edi Rama të jetojë në Shqipëri. “

Zjarr Tv Ad