Merrnin inerte në mënyrë të kundërligjshme nga lumi Shkumbin, arrestohen dy persona në Elbasan

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë arrestuar në Elbasan për shkak se shfrytëzonin lumin Shkumbin për të marrë inerte në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se autoritetet kanë sekuestruar kamionin që drejtonte administratori, i ngarkuar me inerte dhe ekskavatori. Të dy mjetet shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkumbini”, në vijim të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Merrnin në mënyrë të kundërligjshme, inerte nga shtrati i lumit Shkumbin, vihen në pranga administratori i një subjekti privat dhe drejtuesi i ekskavatorit.

Sekuestrohen kamioni që drejtonte administratori, i ngarkuar me inerte dhe ekskavatori. Të dy mjetet shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Shkumbini”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. B., 48 vjeç, administrator i një subjekti privat (drejtues i kamionit) dhe F. P., 40 vjeç, drejtues i ekskavatorit, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke gërryer shtratin e lumit Shkumbin dhe duke marrë inerte në mënyrë të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ekskavatori dhe kamioni i ngarkuar me inerte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi pronës me mjete të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si: gërryerje të shtratit të lumenjve, ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çfarëdo krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Zjarr Tv Ad