Anëtarja e Krysisë së PD-së, Edith Harxhi, shkruan në rrjete sociale se Partia Demokratike ka zhvilluar një nga mbledhjet më të mira në historinë e saj.
Harxhi shkruan se Këshilli Kombëtar votoi për primare të hapura, ku kandidatët për Kryetar Bashkie do të zgjidhen përmes një gare të barabartë me rregulla të forta, nga anëtarë dhe simpatizantë/votues të Partisë Demokratike.
Duke e quajtur një arritje të madhe, Edith Harxhi thekson se PD është e vetmja parti politike në Shqipëri, kandidatët e së cilës zgjidhen nga populli.
Reagimi i plotë
Sot, Partia Demokratike ka zhvilluar një nga mbledhjet më të mira në historinë e saj. Këshilli Kombëtar votoi për primare të hapura, ku kandidatët për Kryetar Bashkie do të zgjidhen përmes një gare të barabartë me rregulla të forta, nga anëtarë dhe simpatizantë/votues të Partisë Demokratike.
Kjo është një arritje e madhe duke pasur parasysh faktin që jemi e vetmja parti politike në Shqipëri kandidatët e të cilës zgjidhen nga populli.
Këshilli Kombëtar është debatues dhe jo vetëm nuk anashkalohet si më parë por ai ka të drejtën të ndryshojë rregulloret dhe të marrë vendimet më të rëndësishme të Partisë.
Sot u fol zëshëm për konservatorizëm dhe parimet e konservatorizmit dhe uroj së shpejti ne do të mund të miratojmë pas një diskutimi në bazë edhe platformën e vlerave konservatore të Partisë.
Ne tashmë jemi në rrugë të mbarë drejt hapjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët shqiptarë, me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë, dhe aleatët tanë politik për të rrëzuar qeverinë e mafies.
Diktaturat rrëzohen me protesta, pushteti vjen me votë.
#shqipërianërrezik