Kokalari njofton ikjen nga PD, pas rezultatit për kreun e FRPD:”Nuk merrem më me këtë nivel njerëzish”.Gjekmarkaj e ironizon: “Ikja e tretë pas Konicës dhe Kadaresë”

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor të PD-së kanë rikthyer debatin për manipulime dhe parregullsi brenda kësaj force politike.

Pas publikimit të disa listave të zgjedhësve ku rezultonte se në Forumin Rinor kanë votuar persona mbi 35 vjeç apo të tjerë që nuk e kishin emrin në listën e votuesve, ka reaguar edhe Evi Kokalari, pjesë e Komisionit të Rithemelimit  të PD-së.

Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masaker zgjedhore. Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!”, shkruan Kokalari.

Por “largimin” e saj nga Partia Demokratike, e ka ironizuar deputeti Agron Gjekmarkaj.

Sipas tij, ky është largimi i tretë që ndodh pas ikjes së Konicës dhe Kadaresë.

Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po iken duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall, brengë, dilema. Pas ikjes se Konices dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendet e zhgënjyer e uruara!!”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad