Të lidhur nga planeti. 140 pemë më shumë për kryeqytetin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo javë filloi mbarë për qytetin e Tiranës. Vodafone Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës i dhuruan kryeqytetit 140 pemë, duke e çuar në rreth 900,000 numrin total të pemëve të mbjella në kryeqytet, gati 50% e normës së përcaktuar nga bashkia për t’u arritur deri në vitin 2030. Pemët u mbollën në parkun e Kopshtit Zoologjik, ku edhe nevoja është e madhe, pasi kjo hapësirë në kryeqytet është e re dhe ka nevojë për më shumë gjelbërim.

Katia Stathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania, u shpreh se kjo është një dhuratë e punonjësve të Vodafone për qytetin ku jetojnë. Një kontribut për të ardhmen, diçka që na jep shpresë. “Shumë vite më vonë, kur ne të jemi plakur apo të mos jemi më në këtë botë, këto pemë do të jenë ende këtu për fëmijët tanë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që Vodafone po bën për planetin e klimën në Shqipëri dhe mbarë botën. Është pjesë e strategjisë sonë, krahas investimit paralelisht te makinat elektrike, energjia e rinovueshme, etj. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi sot këtu dhe premtojmë të bëjmë më shumë në të ardhmen”, u shpreh Stathaki. “Keni mbështetjen tonë për gjithçka që ka rëndësi për qytetin”, shtoi ajo, duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

Zjarr Tv Ad