Kryeministri Edi Rama ka sqaruar marrëdhënien që ka me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan, pas zhurmës që u krijua në vend nga mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”.

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se marrëdhënia me Erdogan është tërësisht diplomatike dhe jo personale dhe se qeveria shqiptare nuk paguan asnjë çmim për miqësinë me Turqinë.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin Erdogan dhe liderat e tjera janë marrëdhëniet me Shqipërisë, unë nuk investohem në marrëdhënie personale.

Turqia, Greqia dhe Italia, janë tre shtete strategjike Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe s’e jep dot se jemi një vend Sovran. Ne këtu kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, jo sipas thashethemeve. Nuk paguaj asnjë çmim, zero, jam që 2013 që jam kryeministër dhe Erdogan ka qenë aty.”, tha Rama.

I pyetur për largimin e kreut të Komunitetit Mysliman, Rama u shpreh se është një rast që nuk vendos qeveria shqiptare për faktin që ky Komunitet fetar është i bazuar në vetëorganizim dhe qeverisje. Më tej, ai sqaroi se të gjitha rastet e ekstradimit të shtetasve turk drejt atdheut të tyre janë thjesht zbatim i ligjit me përpikmëri dhe jo “urdhër” i Erdogan, siç dhe supozojnë kundërshtarët e tij politikë.

“Komuniteti Mysliman është i bazuar në vetëorganizim dhe vetëqeverisje. Inagurimi i Xhamisë së Madhe nuk e vendos qeveria e Shqipërisë sepse po ndërtohet me kontributet e myslimanë turkë.

Në Shqipëri zbatohet ligji, rastet janë sipas ligjit.

Dua t’i them atyre të cilit që u vjen aq për mbarë të rikthehen 500 vjet më parë tek koha e Skëndërbeut, për të nxjerrë kunja të natyrës të turkofolësit provincial, miqësia me turqinë në këtë kohë është një aset i çmuar.”, tha kreu i qeverisë.

Zjarr Tv Ad