Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duke u ndalur te sulmi i fundit i hackerave të cilët thuhet se siguruan të dhëna nga sistemi MEMEX, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama. E pranishme në Komisionin e Jashtëm, deputetja demokrate theksoi se të dhënat e qytetarëve kanë dalë sheshit. Sipas saj, duke replikuar me zotin Majko, Duma tha se po qeverisin si gangsterë.
“Ju thoni na ka sulmuar një shtet “gangster” si Irani! Po ju si qeverisje jeni “sivllaznit gangsterë”; sepse ndërkohë që kanë dalë gjithë të dhënat e shqiptarëve sheshit, ska me asgjë personale, mund t’i intimidoni dhe kërcënoni me çfarë të doni, e ndërkohë që do duhej të ishin nën hetim, del kryeministri dhe thotë “patronazhistëve i merrni të keqen”.
Ne jemi deputetët e opozitës dhe do bëjmë detyrën tonë për dy arsye: një bombë të një shteti arrogant, por ka dhe një qeverisjes gangstere. Dhe është gangsterë që si lëviz njëri patronazhistët.
Tani që ne themi dhe e japim mbështetjen ju pyesim ju mund ta mbani këtë përgjegjësi?!
Ju keni zbuluar vetëm autorin si qeverisës. Pra këta që nuk e ruajtën a janë përgjegjës që përveç letrave formale qe i firmosim e miratojmë si kjo konvente e sigurisë kibernetike, ka ndonjë mundësi te dimë nga ju a i realizoni dot apo jo?!! Do vijoni ne sy të të gjithëve të thoni ejani bëjmë sikur? Me cilin e keni këtë pakt qe e guxoni!
Bomba nuk filloi me Iranin, por me atë që ndodhi prill 2021. A ka përgjegjësi për ato. Çfarë bëhet me patronazhistët? S’ka hetim. Dhe thoni politikisht që për to nuk ka asnjë lloj hetimi.
Dhe ka veç bombës së armikut të jashtëm dhe bomba e armikut të brendshëm, i ka rënë bomba të drejtave të njeriut, e këtu ministria e Drejtësisë vjen e thotë terma “Këshilli i Europës e Komisioni Europian.”, tha Duma.