Kryetari i Partisë së Lirisë ka zbardhur diskutimet me Sali Berishën në selinë blu duke theksuar se fokusi kryesor kanë qenë protestat, zgjedhjet dhe rikthimi i demokracisë.
Pas takimit me Bajram Begajn, Meta u shpreh se është çmallur pas rikthimit në presidencë me portretin e Isa Boletinit. Ndalur te data e zgjedhjeve Meta tha se çdo datë është e pranueshme për Partinë e Lirisë.
“Të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë si kandidatë duhet të dinë datën e kësaj feste të demokracisë. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se prej 4 vitesh kemi një pushtet vendor të paligjshëm.
Mjafton të shikoni aferën e Inceneratorëve në Sharrë dhe shumë dëme të mëdha që i janë bërë Tiranës dhe jo vetëm asaj. Por në çdo rast një parti do të marrë pjesë sikur të gjitha të bojkotojnë. Ajo është PL.
Me Zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Për rikthimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin që ia kam marrë zotit Ruçi. U gëzova që është në presidencë akoma. Më dha kujtime shumë të bukura”, deklaroi ai.