Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar institucionet publike shtetërore se “janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë”.
Sipas Metës, kjo “sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Qeveria Rama vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve”.
Reagimi i Metës vjen pas shkrimit të Monitor për borxhin ndaj OSHEE që arrin në 687 milionë euro, në rritje nga shteti dhe biznesi, por jo nga familjarët.
Postimi i Ilir Meta
Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.
Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.
Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.