Zgjedhjet e ardhshme mes prillit me majit, KQZ shkresë Kuvendit: Të përcaktohen rregullat për financimin e partive nga “palë të treta”

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku i kërkon miratimin e disa rregullave të reja për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat parashikohet të mbahen mes periudhës 15 prill – 15 maj.

Mes rregullave është dhe ajo për financimin e fushatës zgjedhore. KQZ thotë se ky është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit ndaj kërkon që të përmirësohet më tej kuadri ligjore. Në kushtet kur ndryshime themelore në ligj nuk janë të mundura për shkak të kohës, KQZ rekomandon:

  • Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.
  • Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si “palë të treta”.

Po ashtu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, kërkon dhe përcaktimin e rregullave të qarta se çfarë duhet të jetë e ndaluar për funksionarët publik që marrin pjesë në fushatën zgjedhore, si dhe mekanizmat për verifikimin nga KQZ mbi përdorimin e aseteve publike.

Zjarr Tv Ad