Ankimi i PD, ja kur do t’a shqyrtojë Gjykata e Apelit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka bërë sot të ditur se është caktuar data kur do të shqyrtohet çështja për Partinë Demokratike. Mesa bëhet e ditur, çështja e PD lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit të datës 18.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, do të gjykohet më 3 nëntor të këtij viti.

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykates së Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Në date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit  datë 18.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

P.s. kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.

Zjarr Tv Ad