Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet kundër amnistisë fiskale, duke thënë se do të shërbejë për mbylljen e “çështjeve të evazionit fiskal”.
Në një intervistë për Ora Neës, Kryemadhi ironizoi politikanët socialistë të cilët i quajti si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, duke thënë se “janë burra që s’e mbajnë dot burgun”.
“Këta janë burra që s’e mbajnë burgun, se ai i shkreti Lefteri e mbajti, nuk i tregoi shokët. Ata marrin para çdo ditë për mbetjet që depozitohen në Sharrë. Është makineri që lëvron para në mënyrë të përditshme. Amnistia fiskale është në një rrugë që…do të shërbejë për mbylljen e çështjeve të evazionit fiskal.
Këta kriminelë që marrin leje, ndërtojnë jo kulla, por gradaçela. Nuk mendoj se ka emigrant që sjell 2 milionë euro nga Britania. Çdo emigrant s’ka shans të ketë 100 mijë cash aty. Mund të mbajë vetëm ai që rri te shtëpia e barit”, deklaroi Kryemadhi.