“Nuk ka fonde për kërkim shkencor”- Pedagogu tregon sa i kanë rrogat: S’do dalim në pazar që të gjejmë lekë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleksandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë tregoi me shifra konkrete se sa janë pagat sot të pedagogëve teksa theksoi se nuk ka fonde për kërkim shkencor.

Në emisionin “Open” në News24, ai deklaroi se profesorati po largohet çdo ditë dhe po shkon te privati. Sipas tij, më datë 20 të muajit pedagogët nuk kanë më para.

Ai u shpreh nder te tjera se profesorti shkon te punoje tek privati sepse ne shtet nuk i dalin leket.

“Një profesor, titulli më i lartë akademik në Shqipëri merr 96 mijë lekë të reja, 960 mijë lekë të vjetra, pra një profesor që ka 40 vjet punë. Me 960 mijë lekë nuk pranon një student i informatikës me hy sot në punë. Profesori i asociuar që jam dhe unë, merr 840 mijë lekë të vjetra, që kam 28 vite punë, bashkë me këto vjetërsitë e famshme. Doktori, merr 760 mijë lekë. Lektori, 660, kurse asistenti 595 mijë lekë të vjetra, futesh ti në universitet. Pra, një lektor i cili ka mbaruar shkëlqyeshëm, një asistent që ka mbaruar shkëlqyeshëm në informatikë, në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit te ne hyn profesor me 500 mijë lekë të vjetra.

Sa ka investuar kryeministri për kërkimin shkencor që pedagogët të marrin para nga kërkimi shkencor. Është kryesore kjo. Në Shqipëri harxhohet 0.04 % e GDP-së, kërkojmë 0.3% të GDP-së, më pak se Maqedonia e Veriut që e ka 0.4%. Nuk kemi rëndë dakord. Ora mësimore në universitet…S’do dalim në Pazar të gjejmë lekët. Unë do punoj te studentët. Jam profesor i një institucioni shtetëror. Unë në privat punoj nga halli se nuk më del rroga. Me 840 mijë lekë nuk ke mundësi as të jetosh, sa është inflacioni sot. Më datë 20 çdo pedagog nuk ka para të vazhdojë muajin.

Thelbësore të kuptojmë që profesorati po largohet çdo ditë, shkon te privati. Profesoresha që ishte sot e ka ofertën nga privati 2 mln lekë, pse të vijë me 550 mije lekë. Projektet duhet të vijnë që të merren dhe kryeministri sa ka projekte. Se kërkimi shkencor është projekti.

S’ka fonde për kërkimin shkencor. Pedagogët në Shqipëri janë heronj. Është i vetmi vend i botës që me zero kërkim shkencor kërkohet produkt, unik. As në Afrikë nuk ka kështu. Pa imput nuk ka output, është çështjes ekonomike dhe çështje fizike. Ndaj ne themi duhet sezbën një rritje cilësor”, u shpreh pedagogu.

Zjarr Tv Ad