Anija nga Libia me naftë kontrabandë në Porto Romano, Salianji: Jeni të fortë me të dobëtit, ju kanë futur këmbët në një këpucë për shkak të bashkëpunimit…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak javë më parë policia ndaloi një anije libiane që transportonte naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, por nuk dha asnjë informacion në lidhje me porositësit.

Salianji u shpreh se policia nuk jep dot asnjë përgjigje për shkak se qeveria i ka këmbët në një këpucë prej bashkëpunimit me porositësit.

“E kap dot atë anijen libiane që nuk jepni dot përgjigje. Që thotë kapiteni që kam ardhur tre herë këtu që të shkarkoj.

Pse nuk keni zë ju për këta. Ju jeni të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortët se sepse i keni këmbët në një këpucë për shkak të bashkëpunimit që bëni me ta”, deklaroi Salianji.

Zjarr Tv Ad