Gjatë seancës së sotme plenare është miratuar kërkesa e 15 deputetëve për thirrjen e drejtuesit të ERE-s në seancë plenare, sa i takon rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe fashës 800kWh të vendosur nga qeveria.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla deklaroi se Konferenca e Kryetarëve është ajo që do të vendosë për datën e debateve.
“ Zonja kryetare, ne duhet të jemi të qartë se ccfarë votojmë, nëse Balla i qëndron deklaratës sot nuk mund të ketë votim, sepse ajo do të thotë rrëzim i kërkesës, ai tha plotësime të kërkesës, votimi pa llogjikë, shtyhet.U dhanë dy zgjidhje, u pranua mundësia për debat. Meqë ka elemente ende për tu sqaruar, prandaj them nuk ka llogjikë të vazhdojmë me votim, kaq mirëkuptim e kemi besoj”, ka thënë Vasili gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ndërkohë Nikolla është shprehur se të gjithë janë dakort ndaj dhe ERE do të thirret.
“Jo është me vend, duhet thirrur Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën e debatit, kush është dakord?Të gjithë jemi dakord, nuk ka kundër! Kërkesa pranohet’, ka thënë Nikolla.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) konfirmoi mbetjen në fuqi të fashës mujore 800 kWh për konsumimin e energjisë elektrike për abonentët familjarë më 23 shtator 2022.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama më 30 shtator tha se qeveria tërhiqet nga fasha e lajmëruar më herët. Megjithatë fjala e kryeministrit nuk është marrë për bazë, pasi në fuqi vazhdon të qendrojë vendimi i Entit Rregullator të Energjisë.