Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar me ish kryeministrin Sali Berisha në Kuvend. Spiropali komentoi dhe të dhënat se PD është financuar nga para ruse kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Duke iu drejtuar Berishës, ministrja tha:
Jeni të njëjtët që e mbronit Bashën me vrullin e atij që e ka prodigji politik, i pastër si kristali ky me para ruse? PD të ketë të bëjë? Ku e keni sot Lulin? Ku është Luli? Sot keni ngritur audit sa për të qeshur për të gjetur rublat në xhepat e Lulit. Kjo është qesharake”.
Ndërkohë Spiropali tha se Berisha nuk ka shanse të kthehet në pushtet për të qeverisur.
“Ju që pretendoni të jeni një burrë shteti. As në makthin më të largët të shqiptarëve nuk ktheheni dot ju më ti qeverisni. Jo Ilir Metën të keni me vete, jo Monikën, Evin jo e jo se ju shpalli non grata por mblidhini ca janë këtu bashkë e ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD e në elektoratin e djathtë njerëz me kontribute por ju nuk lini njeri të ngrejë kokë”.