Gentjan Zenelaj kujton fëmijërinë: Kur kam qenë në Lezhë isha çoban…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur Gentjan Zenelaj ka folur për kujtimet e fëmijërisë, vendlindjen dhe për kujtime e bukura që ka. Ai madje ka zbuluar se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

“Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme.

Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë” tha Zenelaj në emisonin “Rudina”.

Zjarr Tv Ad