Foto nga paparaci/ Xhafaj nuk harron, teksa Mimi Kodheli s’e mban shenjën e “tetorit rozë”

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetori është muaji në të cilin njerëzit, institucionet, OJQ-të, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata për ndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Mes tyre edhe politikanët.

Disa prej tyre kanë zgjedhur që të sensibilizohen përmes veshjes duke vendosur një fjongo rozë për të theksuar rëndësinë e muajit tetor si muaj i vetëdijesimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit dhe si një thirrje që të bëhen kontrolle më të shpeshta, me qëllim të zbulimit të sëmundjes, në faza të mëhershme dhe në këtë mënyrë të parandalohet përhapja e saj. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar në oborrin e Kuvendit dy deputetët socialistë Mimi Kodheli dhe Etjen Xhafaj.

Ky i fundit shihet i veshur me një kostum të zi dhe në kontrast me të mban një fjongo rozë. Mirëpo, ndryshe nga ai ka vepruar Kodheli, e cila nuk mban një fjongo të tillë. Ajo ka veshur një palë pantallona serioze, një xhaketë dhe bluzë të bardhë. Mirëpo, mes detajeve të tilla si doje, letra e çanta ajo ka harruar të sensibilizohet si Xhafaj. Ose ka zgjedhur një mënyrë tjetër sensibilizimi.

Zjarr Tv Ad