Lidhja me Shakirën dhe deklarata se ishte Gay/ Iker Casillas sqaron gjithçka

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Portieri legjendar spanjoll Iker Casillas është shndërruar në kryefjalën e mediave botërore, pasi mbrëmjen e djeshme në rrjet qarkulloi deklarata e tij ku shprehej se ishte gay.

Menjëherë Casillas reagoi sërish duke kërkuar ndjesë për atë deklaratë si dhe duke bërë me dije se llogaria e tij ishte hacker-uar, duke përgënjeshtruar kështu lajmin se ishte gay. “Llogaria ime ishte hacker-uar. Fatmirësisht gjithçka tani është në rregull. I kërkoj ndjesë gjithë ndjekësve të mi dhe akoma më shumë ndjesë komunitetit LGBT.”, do të shkruante ai në një status të dytë.

Ditët e fundit portieri është përfolur për një lidhje me këngëtaren, Shakira. Natyrisht që palët e përfshira nuk kanë reaguar deri më tani për këtë thashethem, duke lënë gjithçka evazive. Ndaj mbrëmjen e djeshme, kur deklarata e tij se ishte gay bëri edhe një bujë më të madhe. Pas përgënjeshtrimit, të shumta kanë qenë komentet për të, duke vijuar zhurmën mediatike.

Zjarr Tv Ad