Deklarata e Ramës për kontrabandën i hap “telashe” Di Maios, mediat:Trafikoi vaksina

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I mundur nga një raund zgjedhor katastrofik për angazhimin qytetar, ish-ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio tani e gjen veten duke u përballur me ‘akuza’ të rënda pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama ditën e djeshme.

Sipas mediave italiane, pjesë e Lëvizjes 5 yje, do të duhet të mbrohet nga deklaratat e zjarrta të kryeministrit shqiptar, të cilat erdhën si surprizë në një moment delikat për ish-ministrin nga pikëpamja politike pas humbjes së mandatit në Senat.

Një deklaratë që mesa duket nga ana e Ramës ishte në formë sensibilizimi dhe falenderimi ndaj Italisë dhe vetë Di Maios për ndihmën e dhënë gjatë ditëve të para të pandemisë, duket se nuk do të jetë aq dashamirëse ndaj ish-ministrit. Kjo sipas mediave vendase është sepse në periudhën e pandemisë Italia ishte vendi më i godoitur me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve duke çuar vendin në kaos. Madje në vend asokohe nisën dhe hetimet dhe pati një sërë shkarkimesh në disa institucione të cilat nuk e vlerësuan në kohë situatën e rëndë që po shkaktojet nga Covid-19.

Mediat e shkruara por edhe ato online duket se “nuk e falin” këtë veprim të Di Maios ku në titujt e tyre dominon fjala “kontrabandist”, “telashe për Di Maion”, “rritja dhe rënia e një ylli”, “Di Maio në mes të furtunës”.

Çështja ka të bëjë me vaksinat kundër Covid, një çështje që ende shkakton shumë diskutime dhe që ndan opinionin publik në mënyrë të qartë. Rama tregoi se me Di Maion kishte shkelur marrëveshjet me Pfizer duke bërë ‘kontrabandë’ vaksinash pas një mungese që kishte Shqipëria në ditët e para të pandemisë.

Zjarr Tv Ad