Bujar Leskaj – Fondit Shqiptar të Zhvillimit: Tre prokurime skandaloze në tre muaj

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj në një reagim në rrjetet sociale ka hedhur akuza të rënda ndaj Fondit Shqiptar të Zhvillimit ku thotë se në tre muajt e fundit ka realizuar një sërë skandalesh dhe paligjshmërish  me prokurimet publike.

Postimi i plotë:

FSHZH: Tre prokurime skandaloze në tre muaj

Në tre muajt e fundit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka realizuar, pa iu dridhur qerpiku, një triptik skandalesh dhe paligjshmërish me prokurimet publike.

Projekti-kapriço i Kryeministrit, i paparashikuar, pa fondin përkatës dhe me procedure prokurimi të kufizuar, pa pasur asnjë emergjence

FSHZH e hap triptikun më datën 27 korrik 2022, kur Këshilli i Ministrave e ngarkon si autoritet kontraktor për Projektin “Eden” të një instalacioni druri në oborrin e Kryeministrisë.

Për një kapriçio të Liderit Global, kryetarit të sektit në qeverisje, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë 3.7 milionë euro për një kopësht me tre kate prej druri dhe pemësh të varura, brenda oborrit të Kryeministrisë, ndërkohë që kjo strukturë nuk ka asnjë dobi funksionale për mbledhjet dhe aktivitetin e Këshillit të Ministrave në Kryeministri.

FSHZH shkel ligjin për Prokurimet Publike, duke hapur një tender që nuk e kishte në programin e tij vjetor të investimeve, pa praninë e fondit përkatës, si dhe duke zgjedhur formën e tenderit “prokurim me procedurë të kufizuar”, pa patur asnjë emergjencë për realizimin e këtij projekti.

11.1 milione euro që makinat të garojnë të sigurta dhe me infrastrukture mbështetëse!

Triptiku vazhdon më 16 gusht 2022, me super-tenderin e organizuar nga FSHZH, për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse për kompleksin Auto-Moto Park në Elbasan. Fondi ka hapur dy tendera për këtë super-prokurim, njeri 4,7 milionë euro për rrugët ndërlidhëse, dhe tjetri 6,4 milionë euro për argjinaturat mbrojtëse të lumit Shkumbin. Janë plot 11.1 milionë euro të takspaguesve shqiptarë.

Ky shpenzim i madh bëhet në një kohë kur vendi është i zhytur në varfëri dhe ka përpara një krizë të paprecedentë të rritjes së kostove për sigurimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qytetarët nuk po munden të përballojnë rritjen e fortë të çmimeve të konsumit bazë.

Të 6,4 milionë eurot për argjinaturat mbrojtëse në funksion të pistës së garave të makinave, mund të përdoreshin për argjinaturat mbrojtëse për zonat e banimit, apo ato bujqësore në rrezik përmbytje në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

Tender për vendosjen e paneleve diellore në Kryeministri dhe ministri të linjës

Që Lideri Global të mos ndihet shumë ligsht me skandalin që i plasi për projektin-kapriçio 3.7 milionë euro të instalacionit, FSHZH angazhohet me 3.3 milionë euro të tjerë, që të organizojë tenderat për vendosjen e paneleve diellore mbi tarracën e Kryeministrisë dhe të godinave të ministrive. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 28 shtator 2022, por nuk është bërë publik as në faqen e Kryeministrisë dhe as në Fletoren Zyrtare.

Tenderi i paneleve diellore është “gjethja e fikut” për të mbuluar skandalin e instalacionit luksoz e të panevojshëm. Janë plot 18.1 milionë euro që do të shpenzohen, vetëm e vetëm për të kënaqur tekat dhe kapriçiot e Ramës, që të ketë një pistë ndërkombëtare garash me makina dhe kopshte të varura brenda Kryeministrisë, si ato të Babilonisë, për të mahnitur ata që do të vijnë për vizitë(!?).

Zjarr Tv Ad