Çani: Sa më shumë ta luftojë sistemi, më shumë fiton Berisha! Grupi Alibeaj ka gëlltitur një lugë çorbe të prishur

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arian Çani komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Arian Çani deklaroi se sa më shumë ta luftojë sistemi, aq më shumë fiton kryedemokrati Sali Berisha ndërsa shtoi se kreu i PD-së po luan lojën duke iu brenda rregullave.

“Berisha e ka në favor. Sa më shumë regjimi, përfshirë dhe deputetët e skizmës, ky sistem që ka kapur gjithçka të mundohet ta nxjerri jashtë Berishën për të luajtur në fushë, që për hir të së vërtetës po luan me rregulla, kur vjen dita e zgjedhjeve e ka në favor, sa më shumë ta luftojë sistemi, aq më shumë fiton Berisha.”-tha Çani.

Më tej gazetari Arian Çani deklaroi se grupi i Enkelejd Alibeajt ka gëlltitur një lugë çorbe të prishur.

“Janë të kapur. I kapuri çfarë thotë? Do zoti na shpëton gjykata. Nuk munden. Kanë gëlltitur një lugë çorbe të prishur.”-tha Çani.

Zjarr Tv Ad