Kontrolle tek rrethi i Selitës/ Policia prangos dy shtetas që qarkullonin me pistoleta në automjet. Mbanin dhe 7 celularë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas që lëviznin me pistoleta në makinë. Në një aksion tek rrethi i Selitës, në një mjet, blutë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur shoferin dhe pasagjerin të armatosur.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në operacionin e koduar “Selita”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

“Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad