Në datën 14 tetor në orën 11:00 pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë, ku i kërkojnë qeverisë rritjen e pagave.
Njoftimi u bë nga Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, i cili kërkoi mbështetjen e të gjithë pedagogëve, por edhe studentëve.
“Ftojmë kolegët e Universiteteve në mbarë Shqipërinë që të mbështesin protestën e Pedagogëve në 14 tetor ora 11:00 para Universitetit të Arteve në Tiranë. Mbrojtja e të drejtave garantohet me ligj dhe e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj”, tha Kovaçi.
Kreu i Sindikatës u shpreh se qendron vendimi që në datën 17 tetor nuk do te hyjne ne auditore.
“Qeveria ka edhe një javë kohë, prandaj është protesta e datës 14, që të nxjerrim një konkluzion si do veprojmë. Data 17 është e përcaktuar më parë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçi.
Ai u shpreh se me qeverinë nuk ka negociata, por deklaroi se këtë javë do përpiqen për të zhvilluar negociata.