PD protestë në Elbasan, qytetarët fikin makinat në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimit të naftës

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dega e PD në Elbasan ka organizuar një protestë për rritjen e çmimit të karburanteve. Me moton “Boll Heshtëm” shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Gensher”, duke i fikur makinat në shenjë revolte ndaj  çmimit të lartë.

Çmimet në fund fare, më të larta nuk kanë ku të vejnë më. Nuk përballohet asgjë. Me pensionet që kemi ne, gjoja na ka shtuar 6%, por na i ka marrë përpara, na kanë rrit taksat. Kjo qeveri nuk duhet të ekzistojtët. Cmimet mbase janë të larta në shumë vende të botës, por këtu janë rroga të ulta”, tha një pensioniste.

Sali Berisha, ka deklaruar se aksioni i opozitës do të jetë në disa drejtime. Krahas përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Berisha është shprehur se do të ketë edhe protesta dhe greva.

Zjarr Tv Ad