Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi nga qeveria që të tërhiqet nga amnistia fiskale. Sipas tij, deri tani janw tw dokumentuara 180 mln euro evazion fiskal.
“Është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursimet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, por synon të fusë në sistemin bankar dhe të ligjërojë qindra miliona euro evazion që është bërë nga kompani të ndryshme me bekimin e qeverisë aktuale. Me dokumente anë aprovuar 180 mln euro evazion fiskal deri tani nga përfaqësues të kësaj force politike.
Kjo përpjekje synon që të pastrojë këto vepra penale. I kanë hequr buxhetit të shtetit qindra miliona euro dhe do të dëmtonte biznesin që nuk është i mbështetur nga qeveria.
Një shqetësim tjetër i FMN ishte marrja e masave për të mbrojtur më shumë shtresat në nevojë. Për këtë dihet qeveria jonë nuk ka bërë asgjë, përveçse disa thërrimeve për qëllime propagandistike. Vetëm para një ditë Maqedonia miratoi paketën tjetër 350 mln euro”, tha Meta.