Amnistia fiskale/ Shehi: Rama i ka votat, është e rrezikshme për vendin!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka konsideruar amnistinë fiskale si një nismë që i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama. Sipas Shehit, qeveria ka informacion lidhur me paratë e krimit që duan të hyjnë dhe të formalizohen në ekonominë tonë.

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Shehi tha se kjo nismë nuk duhet lejuar.

Shehi: Nuk duhet hiç, për t’i shërbyer i shërben Ramës, grushtit të tij, disa biznesmenëve që se kanë problem të përdorin paratë e pista. Ai thotë se këtë e bën dhe bota. Kjo është gënjeshtër e madhe për të justifikuar, këtu qeveria ka informacion, se ka lidhje me krimin, që miliona e miliona kanë hyrë dhe të tjera presin të hynë, i duhen këto para, po çfarë ndodh? Ndotet ambienti ekonomik dhe gjithë shoqëria. Një njeri me para të lira blen një dyqan me dyfish çmimi, e falimenton atë tjetrin, prishet tregu i punës, sic është prishur.

Kjo nuk duhet lejuar, por ai ka votat dhe e bën, do u bëja thirrje ndërkombëtarëve që shumë e kanë llustruar që ta kuptojnë se nga çfarë njerëzish qeveriset ky vend. Kjo është shumë e rrezikshme për vendin. Paratë e pista e bëjnë Shqipërinë copa-copa. Po hyn në konflikt me FMN Rama dhe do t’i duhen para, sepse këto janë më të kollajta.

Zjarr Tv Ad