Negociatat për bashkimin e PD-së, Gjekmarkaj: Ata që nuk kanë fjalë pozitive për të thënë, kjo është koha për të heshtur!

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me negociatat për bashkimin e dy kampeve brenda PD, për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Gjekmarkaj shkruan se në grupin tjetër, po i fryjnë zjarrit të ndasisë që djeg të ardhmen e demokratëve. Ai shton se këto duhet të ndalen ndërsa shton se kush nuk ka fjalë pozitive apo bashkëpunuese për të thënë, kjo është koha për të heshtur.

“Në PD-në e kontrolluar nga Sali Berisha, në të hershmen dhe në të renë nuk flitet pa lejë. Dje dhe sot , kolegë dhe zëra nga pjesa tjeter sapo grupi parlamentar i PD-së ofroi një mundesi të sinqertë për të biseduar mbi menyren e bashkëpunimit për të mundur Edi Ramen në zgjedhjet lokale vrapuan ti fryjnë zjarrit të ndasisë flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokrateve.

Keto duhet të ndalen në interes të qytetarëve. Nëse nuk kanë ndonjë fjalë pozitive, konstruktive, bashkëpunuese për të thënë kjo është koha per të heshtur”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad