Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zbuluar detaje nga stërvitja e Forcave Speciale shqiptare në Britani të Madhe.
Në një postim në Facebook, Peleshi shprehet se ekipi i FA u rendit në vend të dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse duke e cilësuar arritje të shkëlqyer.
“Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse dhe 160 ekipeve, në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022” që u zhvillua ne Wells, Britani e Madhe.
Arritje e shkëlqyer në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit, duke u trajnuar në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur.”, shkruan Peleshi.